 |
 |
|
 |
 |
Të Dërguarit e All-llahut
Pejgamberet dhe Profetët e cekur ne Kur'an
1- Ademi,alejhi selam.Baba i njerzit dhe profet (nebijj) i pare.Allahu e kishte nderuar sepse e kishte krijuar me doren e Tij dhe e kishte frymezuar nga shpirti i Tij si dhe kishte urdheruar melaiket t'i benin sexhde.Thote Allahu,subhanehu ve teala," Përkujto kur Ne u thamë engjëjve: “Bëni sexhde Ademit!” (në shenjë përshëndetjeje) e ata i bënë, me përjashtim të Iblisit…".(Isra 61)
2-Idrisi,alejhi selam.Ishte i pari qe i ishte dhene profetia (nubuvveti) pas Ademit,Alejhi selam,ishte i pari qe kishte shkruar me laps.Ne hadithin e Israse dhe Mi'raxhit,Pejgamberi Alejhi selam e kishte takuar ne qiellin e katerte.Thote Allahu,subhanehu ve teala," Përkujtoju në libër edhe Idrisin! Ai ishte shumë i drejtë dhe pejgamber.57.Ne e ngriëm atë në një vend të Lartë (ia ngritëm lart famën).…".(Merjem 56-57)
3- Nuhu,Alejhi selam.Pejgamberi i pare i derguar njerzimit dhe ben pjese ne grupin e Pejgambereve"Ulul Azmi".Allahu e kishte derguar tek populli i tij qe t'i ftoj ne fene e Allahut,Subhanehu ve teala por refuzuan dhe vazhdoi ti therras popullin e vet ne fene e Allahut,Subhanehu ve teala 950 vite derisa Allahu,subhanehu ve teala, e urdheroi t'a ndertonte anijen,ne te cilen e shpetoi Allahu,subhanehu ve teala, dhe i fundosi popullin e tij.Thote Allahu,subhanehu ve teala," Ne e dërguam Nuhun e populli i vet (dhe i thamë): “Tërhiqja vërejtjen popullit tënd para se ata t'i godasë dënimi i rëndë!”.( Nuh 1)
4- Hudi,Alejhi selam.Allahu e kishte derguar tek Adi ne Jemen por e pergenjeshtruan dhe si ndeshkim Allahu,subhanehu ve teala, ua dergoi nje erë te thate.Thote Allahu,subhanehu ve teala," ? A nuk e di ti se ç'bëri Zoti yt me Ad-in? 7.Me banorët e Iremit me ndërtesa të larta?8.Që si ata (populli Ad) nuk është krijuar askush në tokë…".( Fexhr 6-8) Poashtu thote " ? Edhe tek (populli) Adi (dërguam) nga mesi tyre Hudin që tha: “O populli im, ju nuk keni zot tjetër pos Tij,…".( Hud 50)
5- Salihu,Alejhi selam.Allahu e dergoi tek Themudi,te cilet banonin Hixhazin dhe Tebukun por e pergenjeshtruan dhe bene kryelartesi ndaj shpalljes,me te cilen erdhi.Allahu ia dergoi nje deve,qe te jete si argument per ta por nuk duhet t'a ngacmonin.Ata ,si kindershtim te kesaj,therren deven dhe keshtu i goditi nje bertime e madhe,e cila iua shkaterroi te gjithe.Thote Allahu,subhanehu ve teala," (141) ??(142) Edhe kabilja Themud nuk i besoi të dërguarit.142.Kur vëllai i tyre, Salihu u tha: “A nuk frikësoheni?”143.Unë për ju jam i dërguar besnik.( Shuara 141-143)
6-Ibrahimi,Alejhi selam.Ibrahimi,Alejhi selam është dost i Allahut, Subhanehu ve teala dhe baba i pejgambereve. Poashtu ben pjese ne grupin e Ulul Azmit,te cilet perbejne eliten e pejgambereve me te zgjedhur.Popullin e tij,te cilet ishin,Irakianet,i kishte ftuar t'a adhuronin vetem Allahun,subhanehu ve teala, por nuk i jane pergjegjur.Ua theu putat dhe e futen ne zjarre por Allahu,subhanehu ve teala, e shpetoi duke ia shenderruar zjarrin ne freski dhe paqe.Allahu e kishte urdheruar t'a ndertonte Qabene e ndershme sebashku me birin e tij,Ismailin,Alejhi selam si dhe t'i ftojne njerzit per ne haxh.Thote Allahu,subhanehu ve teala," 2:126.Dhe kur Ibrahimi tha: “Zoti im, bëne këtë një qytet sigurie dhe banorët e tij, që besuan All-llahun dhe jetën tjetër, furnizoj me lloje të frutave!” …".( Bekare 126)
7- Ismaili,Alejhi selam ,i biri i Ibrahimit,Alejhi selam dhe gjysh i arabeve e i Pejgamberit,Alejhi selam.Ishte i pari qe banoi Mekken dhe ishte Pejgamber Profet([1]) .Burimi i Zemzemit kishte buruar per hire te tij dhe sebashku me babain e vet e kishte ndertuar Qabene.Allahu e kishte urdhëruar Ibrahimin t'a therrte Ismailin, por Allahu,subhanehu ve teala, e kishte shpaguar me nje dash te madh.Thote Allahu,subhanehu ve teala, " ? Përkujtoju në këtë Libër Ismailin! Ai ka qenë shumë besnik (premtoi të bëhet kurban) dhe i dërguar, pejgamber.".( Merjem 54)
8- Is'haku,Alejhi selam ,biri tjeter i Ibrahimit,Alejhi selam. Nënë e kishte Saren,e cila e lindi pasiqe kishte mberritur moshen e shtyer.Ishte profet dhe prej lozes se tij rrjedhin jehudet.Thote Allahu,subhanehu ve teala," ?? Dhe Ne e gëzuam atë me (një djalë tjetër) Is-hakun, pejgamber prej të mirëve.".( Saffat 112)
9- Ja'kubi,Alejhi selam ,i biri i Is'hakut dhe nip ii Ibrahimit,Alejhi selam .Duke vdekur i kishte porositur bijte e tij,te cilen porosi e regjistroi edhe Kur'ani" E Ibrahimi i porositi bijtë e tij me këtë (fe), e edhe Jakubi, (u thanë) “O bijtë e mi, All-llahu ua zgjodhi fenë (islame) juve, pra mos vdisni ndryshe, por vetëm duke qenë muslimanë!”.( Bekare 132)
10- Jusufi,i biri i Ja'kubit.Vellezerit e kishin hedhur ne grope por e kishte shpetuar Allahu,subhanehu ve teala, .Eshte i ndershem dhe bir i te ndershmeve. Ishte shume i bukur dhe Allahu,subhanehu ve teala, e ruajti nga dredhite e gruas se sundimtarit.Allahu e dërgoi si pejgamber dhe ia dhuro begatine e komentimit te ëndrrave dhe ia mundësoi te sundoje te toke.Thote Allahu,subhanehu ve teala," kështu (sikuse e shpëtuam nga bunari), Ne i bëmë vend Jusufit në tokë (në Egjipt), e që t'ia mësojmë atij shpjegimin për disa ëndërra...".( Jusuf 21)
11- Luti,Alejhi selam.Allahu e kishte dërguar tek je popull i keq,te cilet e kishin shpikur homoseksualizmin dhe e benin haptas.Allahu i ndaloi nga kjo veper e shemtuar por ata refuzuan keshtuqe Allahu,subhanehu ve teala, i beri ibret( mesim) per te tjeret.Vendet e tyre tani jane te njohura afer detit te vdekur.Thote Allahu,subhanehu ve teala," Përkujto kur popullit të vet Luti i tha: “A punoni të shëmtuarën, që asnjë nga popujt e botës nuk e bëri para jush”.".( A'raf 80)
12- Shuajbi,Alejhi selam.Ishte profet tek banoret e Medjenit (Ithtaret e Ejketit).Ishin njerzit me te keqinje ne sjellje dhe besim.Per Shuajbin ishte thene:Ligjeruesi i Profeteve.I kishte ndaluar nga politeizmi dhe mashtrimi ne peshim por kishin refuzuar. Ndeshkimi iu kishte ardhur Diten e Hijes.Thote Allahu,subhanehu ve teala," Edhe Medjenit (i dërguam) vëllain e tyre Shuajbin që ju tha: “O popull im, adhurojeni All-llahun, ju nuk keni Zot tjetër pos Tij, mos matni as mos peshoni mangut,…".( Hud 84)
13- Ejjubi,Alejhi selam.Profeti durimtar dhe falenderues,i cili mirret shembull per durim.Thote Allahu,subhanehu ve teala," (Përkujto) Edhe Ejubin kur iu drejtua Zotit të vet me lutje: “Më gjeti belaja, e Ti je më Mëshiruesi ndër Mëshiruesit!”.( El Enbija 83)
14- Dhul Kifli.Ishte profet i Beni Israileve.Thote Allahu,subhanehu ve teala,"?Përkujto Ismailin, Eljesan, Dhelkiflin, që të gjithë prej të zgjedhurve.".( Sad 48)
15-Iljasi,Alejhi selam.Allahu,subhanehu ve teala, e ksihte derguar tek populli i tij ne Ba'lebek, ne perendim te Damaskut. Thote Allahu,subhanehu ve teala," Edhe Iljasi ishte prej të dërguarve Tanë.".(Saffat 123)
16-Eljesau,Alejhi selam.Allahu e kishte derguar tek populli i Ba'lebekut pas Iljasit menjehere.Thote Allahu,subhanehu ve teala," (shpërbylem) Edhe Ismailin, Eljesanë, Junusin dhe Lutin. Të gjithë këta i veçuam mbi njerëzit tjerë.".( En'am 86)
17- Junusi,Alejhi selam.Allahu e kishte sprovuar duke e kaperdire balena dhe mbeti ne barkun e peshkut duke bere tesbih dhe duke kerkuar falje derisa Allahu,subhanehu ve teala, ia fali.Allahu e dergoi tek populli i tij por e pergenjshtruan.Iu kercenua se Allahu,subhanehu ve teala, do t'iu zbres denim dhe kur u binden se denimi ishte gati per te zbritur besuan.Thote Allahu,subhanehu ve teala, "? Edhe Junusi ishte një nga të dërguarit Tanë.".( Saffat 139)
18- Musai,Alejhi selam.Folesi i Allahut,Subhanehu ve teala dhe pronari i mrekullise se shkopit.Ben pjese ne eliten e pejgambereve,te cilet quhen" Ulul Azmi".Nena e tij e kishte hedhur ne det duke qene foshnje,ne menyre qe te mos e mbyste Faraoni.Allahu i kishte folur ne Luginen e Shenjte,ia kishte dhene Tevratin dhe e kishte derguar tek faraoni,i cili i kishte roberuar njerzit,saqe iu thoshte une jam zoti juaj por Allahu,subhanehu ve teala, e kishte fundosur ne det.Thote Allahu,subhanehu ve teala," Ne e kemi pas dërguar Musain me argumente e fakte të qarta,".( Gafir 23)
19- Haruni,Alejhi selam.Vellau i Musaut.Allahu e kishte nderuar me profeti.Thote Allahu,subhanehu ve teala," Nga mëshira Jonë i dhamë vëllain e tij Harunin, Pejgamber.".( Merjem 53)
20- Davudi,Alejhi selam.Allahu e kishte derguar tek Beni Israilet.Kishte zë te bukur dhe agjeronte nje dite po e nje dite jo.Punonte dhe jetonte nga puna e dores.Allahu ia kishte bere te lehte punen me hekur.Allahu ia kishte dhene Zeburin,ia kishte mesuar urtesine dhe ia kishte nenshtruar kodrat,qe t'a falenderojne Allahun,subhanehu ve teala, sebashku. Thote Allahu,subhanehu ve teala,"?? Davudit i kemi dhënë Zebur (shënime).".( Isra 55)
21- Sulejmani,Alejhi selam.I biri i Davudit,Alejhi selam.Allahu i kishte dhene shpallje,ia kishte mësuar urtësinë dhe gjuhen e zogjeve.Xhinet i ishin nënshtruar me lejen e Allahut,subhanehu ve teala,.Thote Allahu,subhanehu ve teala," E Sulejmanit ishte tubuar ushtria e vet që përbëhej nga exhinët, nga njerëzit dhe nga shpendët dhe ata mbanin rendin.".( Neml 17)
22-Zekerijau,Alejhi selam.Allahu ia kishte dhuruar Jahjane edhepse vet ishte i shtyer ne moshe dhe gruan e kishte sterile. Allahu,subhanehu ve teala,ia dha profetine dhe e beri kujdestar te Merjemes.Ishte zdrukthëtar .Kerkoi nga Allahu argument ndersa Allahi i tha" ? Shenja jote është se, (duke qenë shëndoshë e mirë), nuk do të mund t'u flasesh njerëzve tri net (e tri ditë)”.( Merjem 10) Poashtu thote Allahu,subhanehu ve teala,"????? (ky është) Përkujtim i mëshirës së Zotit tënd ndaj robit të vet Zekeriait,".( Merjem 2)
23- Jahja-ja,i biri i Zekeriase.Nena e kishte lendur pasiqe kishte qene sterile dhe pasiqe babai i tij kishte arritur pleqerine e thelle.Besi Israilet e kishin prere.Thote Allahu,subhanehu ve teala," All-llahu të përgëzon ty me Jahjanë, që do të vërtetojë fjalën (Isain) e ardhur nga All-llahu, e që do të jetë prijës i matur dhe pejgamber nga të dalluarit!”.( Ali Imran 39)
24- Isau,Alejhi selam.Biri i Merjemes.Ben pjese ne eliten e "Ulul Azmit".Allahu ia kishte dhuruar Inxhilin,nuk është mbytur dhe nuk eshte kryqezuar sic pohojne te pafete por Allahu e ka ngritur tek Ai.Prej mrekullive te tij ishin: Sherimi i te verbereve,ringjallja e te vdekurve me lejen e Allahut,etj.Thote Allahu"?? Madje për shkak të thënies së tyre: “Ne e kemi mbytur mesihun, Isain, birin e Merjemes, të dërguarin e All-llahut”. Po ata asnuk e mbytën as nuk e gozhduan (nuk e kryqëzuan në gozhda), por atyre u përngjau. Ata që nuk u pajtuan rreth (mbytjes së) tij, janë në dilemë për të (për mbytje) e nuk kanë për të kurrfarë dije të saktë, përveç që iluzojnë. E ata me siguri nuk e mbytën atë.158.Përkundrazi, All-llahu e ngriti atë pranë Vetes. All-llahu është i poltfuqishëm, i dijshëm.".( Nisa 157-158)
25- Muhammedi,Alejhi selam,vula dhe permbyllja e pejgambereve. Allahu e ka derguar para Kijametit dhe e ka derguar tek te gjitha krijesat;njerzit e exhine.Poashtu Allahu,subhanehu ve teala, ia ka dhene edhe Kur'anin e Perjetshem.Ishte analfabet…Ummeti i tij është i fundit ne këtë bote ndersa i pari ne boten tjeter.Pejgamberi i pari ringjallet dhe eshte pronar i ndermjetesimit te madh Diten e Kijametit.
Keta 25 jan prej pejgamberëve qe te gjithe dijetaret jane kompakt(unanim) se kan qene te derguar ndersa per tre tjere qe nuk i kam sjell e qe jane Uzejri a.s.,Llukmani a.s. dhe Dhulkarnejni a.s. dijetaret jane te ndare ne dy mendime disa thone se jan te derduar ndersa te tjeret thone se kan qene vetem te pajisur me dije. Per keta tre tjeret do t'u sjellim materiale ne vazhdim
marrë nga hixhreti.tk
Selami është përshëndetje e veçantë e myslimanëve, ata me këtë përshëndetje përshëndeten dhe me këtë përshëndetje dallohen prej tjerëve. Mirëpo fatkeqësisht kjo përshëndetje shpesh herë ndodhë që të sulmohet nga disa bashkëkombës tonë si përshëndetje jo shqipe dhe se si e tillë nuk duhet të përdoret nga shqiptarët. Ata kur e thonë këtë nuk janë të sinqertë sepse në gjuhën e përditshme kanë hyrë shprehje të shumta jo shqipe, mirëpo askush prej tyre nuk i kundërshton këto shprehje madje edhe përdorimi i tyre është edhe më i shpeshtë. Selami është një përshëndetje e cila ka gjetur shtrirje një kohë shume shekujsh tek shqiptarët, andaj edhe të debatohet rreth saj se sa është shqiptare është një absurd i radhës.
Sidoqoftë, kur e promovojmë selamin si përshëndetje fetare në mesin e myslimanëve nuk refuzojmë përshëndetjet tjera shqipe pas selamit, por edhe e tregojmë vlerën dhe përfitimin nga kjo përshëndetje, ato fetare dhe ato psikologjike.
Në vijim do ti përmendim disa rregulla që kanë të bëjnë me selamin.
Pse kjo shprehje?
Pse është përcaktuar përdorimi i kësaj shprehje për tu përshëndetur mes veti myslimanët?
Kjo shprehje është zgjedhur të jetë përshëndetja e myslimanëve për dy arsye kryesore:
- Ka kuptimin e lutjes për shpëtim nga çdo defekt në fe apo në shëndet, vepër e cila vetvetiu e edukon myslimanin të ketë shpirtmirësi dhe të kujdeset për të gjithë njerëzit që e rrethojnë në jetën e përditshme, gjë e cila nuk ndodh me përshëndetjet tjera.
- Ka kuptimin e ripërtëritjes së marrëveshjes mes myslimanëve për mbrojtje të gjakut, nderit dhe pasurisë së tyre, vepër e cila tregon natyrën paqësore të myslimanit dhe rolin e tij konstruktiv në shoqëri. Ai me këtë lloj të përshëndetjes u tregon të gjithë atyre që e rrethojnë në jetë se njeriu nuk guxon të mendojë e jo më të veprojë për të nëpërkëmbë nderin, gjakun a pasurinë e atyre që e rrethojnë.
Pra është një proces i tërë i edukimit në vlera shumë kolosale, për të cilat nevoja e shoqërive tonë është tejet shumë e madhe, dhe sa vjen e shtohet edhe ma tepër.
Andaj, nëse këto kuptime që dalin nga selami janë të pakta, nuk e di se cila përshëndetje mund të na edukon në kësi gjëra pa investim nga ana jonë dhe në mënyrë të pavetëdijshme?!
Urdhri për përhapjen e selamit
Allahu, subhanehu ve teala, thotë:
"... Kur të hyni në ndonjë shtëpi përshëndetni (ata që janë në to) me një përshëndetje të caktuar nga All-llahu (me selamun alejkum) që është e bekuar dhe e këndshme. Kështu All-llahu ua sqaron argumentet që t'i kuptoni". (En-Nur: 61).
Komentatorët e Kuranit duke e komentuar këtë ajet i kanë dhënë tre sqarime:
- Ta përshëndet njeriu tjetrin kur hynë në shtëpinë e tij.
- Të përshëndet familjen kur hynë në shtëpi.
- Të përshëndet robërit e mirë edhe nëse shtëpia është boshe.
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, na ka thënë:
"Detyrat e myslimanit karshi myslimanit janë gjashtë. I thanë: cilat janë ato? Është përgjigjur:
- Kur ta takosh ti japish selam;
- Kur të thërret ti përgjigjesh ftesës;
- Kur të kërkon këshillë prej teje, ti japish këshillë;
- Kur të teshtinë dhe të thotë elhamdulilah- falënderoj Allahun, ti thuash: jerhamukallah - Allahu të mëshiroftë;
- Kur të sëmuret ta vizitosh;
- Kur të vdes t'ia përcjellësh xhenazen". (Buhariu dhe Muslimi).
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, thotë:
"Selami është një emër prej emrave të Allahut, të cilin e ka shtrirë në tokë, andaj përhapeni mes jush. Nëse njeriu kalon pran disa njerëzve dhe u jep selam e ata ia kthejnë ua kalon atyre në shpërblim për një gradë, sepse ua kujtoi selamin, e nëse nuk ia kthejnë ua kthen ai që është më i mirë se ata". (Bezari, sahih).
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, dhënien dhe kthimin e selamin e ka llogaritur si detyrë që kemi ndaj rrugës, duke thënë:
"Kujdes, mos rrini në rrugë. I thanë: disa herë e kemi patjetër, janë vendtubimet tona, ku flasim. Tha: nëse detyroheni të rrini rrugëve, atëherë jepjani hakun rrugës. I thanë: cili është haku i rrugës? Tha:
- ulja e shikimit,
- largimi i pengesave,
- kthimi i selamit,
- urdhërimi në të mirë dhe
- ndalimi nga e keqja". (Buhariu dhe Muslimi).
Historia e selamit
Na tregon Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, se selami është përshëndetja e parë e banorëve të dynjasë, me Ademin, alejhisselam, ashtu si dhe do të jetë përshëndetja e banorëve të xhenetit.
Ai, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, thotë:
"Allahu krijoi Ademin, alejhisselam, të gjatë gjashtëdhjetë kutë, pastaj i tha: shko dhe përshëndeti ato melaqe dhe dëgjo se me çka do të përshëndesin, e ajo do të jetë përshëndetja jote dhe e pasardhësve tu. Tha: esselamu alejkum, e ata i thanë: ve alejkumusselam ve rahmetullahi ve berekatuhu. Shtuan ve rahmetullahi". (Buhariu dhe Muslimi).
Ky hadithe na tregon qartë se kjo është zanafilla e selamit në dynja dhe na mjafton të konsiderohet privilegj për ne kjo përshëndetje. Me këtë përshëndetje krijon një ndërlidhje historike me fillimin e njerëzimit, besoj se kjo na mjafton si nder për ne.
Përshëndetja e banorëve të xhenetit
Në xhenet na përshëndesin me selam melaqet por edhe besimtarët mes vete përshëndeten me selam.
Allahu, subhanehu ve teala, thotë:
"... ata do t'i vizitojnë engjëjt duke hyrë në secilën derë. (u thonë) Selamun alejkum, me durimin tuaj gjetët shpëtimin; sa përfundim i lavdishëm është ky vend". (Er-Rad: 23- 24).
Gjithashtu Allahu, subhanehu ve teala, na tregon:
"E ata që ishin të devotshëm ndaj Zotit të tyre, sillen në grupe te xhenneti, e kur arrijnë aty, dyert e tij i gjejnë të hapura dhe roja e tij u thotë atyre: “Selamun alejkum” - qofshi të shpëtuar, ishit të pastër, andaj hyni në të, aty do të jeni përgjithmonë". (Ez-Zumer: 73).
Kurse për përshëndetjen e besimtarëve mes vete na thotë:
"Ditën që e takojnë Atë (Zotin), përshëndetja e tyre është Selam (paqe) dhe për ta ka përgatitur shpërblim të mirë". (El-Ahzab: 44).
"Aty nuk dëgjojnë fjalë të këqija as që janë mëkat (gënjeshtër). Vetëm thënie: selam pas selami". (El-Vakia: 25- 26).
"E ata, të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, me urdhrin e Zotit të tyre u vendosën në xhennete, nën pallatet e të cilëve rrjedhin lumenj, ku do të jenë përgjithmonë. Përshëndetja e tyre në të është “Selam” – paqe". (Ibrahim: 23).
Bekir Halimi, 20.3.2009
Kur ju kan lagur syt
|
Kur për herë të fundit ju kanë lagur sytë tuaj??
|
Sa herë ju kanë lotuar sytë tuaj, sa herë i keni larë me lot!!
Lot hidhërimi e keqardhje, lotët e frikës dhe besnikërisë, e lotët e dashurisë dhe urrejtjes!!
A ke qarë për mëkatet tuaja!!
A ke qarë për përgojimin!!
Për bartjen e fjalëve!!
Për tradhtinë e syve tuaj!!
Për lënien e namazit!!
Për zbulimin e trupit tuaj!!
Për shikimin e filmave çoroditës!!
Për dëgjimin e këngëve dhe muzikës!!
Për gjumin i cili të ka larguar nga falja, namazi!!
Për të burgosurit dhe të burgosurat e muslimanëve!!
Për të vdekurit muslimanë!!
A i ke lagur sytë para ditës së keqardhjes dhe pendimit!!
A i ke lagur sytë para se të flasin sytë!!
A i ke lagur sytë përpara se të del shpirti!!
Sa kohë ka kaluar që s'kanë lotuar sytë tuaj!!
Kur për herë të fundit i ke lagur sytë nga faji dhe mëkati!!
Zëri i jetimëve dhe të vejave a nuk ju bën të qani!!
Kush u përgjigjet apelit të grave të përdhunuara muslimane!!
Allahu, subhanehu ve teala, thotë:
"A nuk është koha që zemrat e atyre që besuan të zbuten me këshillat e All-llahut dhe me atë të vërtetën që zbriti (me Kur'an), e të mos bëhen si ata, të cilëve u është dhënë libri më parë e zgjati koha dhe zemrat e tyre u shtangën e shumë prej tyre janë jashtë rrugës". (El-Hadid: 16).
I Dërguari i All-llahut, bekimi dhe paqja qoftë mbi te, ka thënë:
"Shtatë lloj njerëzish do të hynë nën hijen e Allahut, atë ditë në të cilën është vetëm hija e Tij:
1- Imami, prijësi i drejtë;
2- djali i ri, i cili është rritur në adhurimin e Zotit;
3- një njeri i cili është i lidhur ngushtë me xhaminë;
4- dy njerëz që duhen për Allahun, për hir të Tij ata u takuan dhe u shpërndanë;
5- një burrë të cilin e ftoi një grua e bukura dhe me pushtet , e ai tha: "Unë kam frikë Perëndinë;
6- njeriu i cili jep lëmoshë dhe e fsheh atë saqë dora e majtë nuk e di se çka ka dhënë dora e djathtë;
7- dhe një njeri i cili kur e përmend Perëndinë i vetmuar i rrjedhin sytë lot". [Buhariu dhe Muslimi].
I dërguari i All-llahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
"Dy sy nuk i prek zjarri i xhehenemit:
- Syri që qau nga frika e Perëndisë dhe
- Syri që tërë natën mbetet zgjuar duke ruajtura në rrugën e Zotit". (Sahih, Tirmidhiu).
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
"Dy pika dhe dy gjurmë më së shumti i do Allahu, subhanehu ve teala. Një pikë loti nga frika e Perëndisë, dhe një pikë gjaku në rrugën e Perëndisë, kurse dy gjurmët janë: një gjurmë që le njeriu në rrugën e Zotit dhe gjurma që le njeriu duke kryer një detyrë prej detyrave ndaj Zotit". (Tirmidhiu, hasen).
Abdullah ibën Omeri, radijallahu anhuma, thotë.
"Më shumë më pëlqen të qaj për shkak të frikës nga Allahu se sa të jap lëmoshë një mijë dinarë!"
Të këtillë kanë qenë ata burra, po kush jemi ne!!
Ah, ah, ah, prej zemrave të egra!
Dëgjoni, ju që keni mëkatet tuaja!
Ukbe ibën Amir, tha: I Dërguari i Allahut, ku është shpëtimi? Iu përgjigj duke i thënë:
"Mbylle gojën, rri në shtëpinë tënde dhe qaje mëkatin tënd". (sahih, Tirmidhiu).
Qaj, para se të dëshmojnë kundër teje gjymtyrët dhe organet.
Qaj para se të ndalesh në qëndrimin e madh e pastaj Mbreti i Madh dhe i Gjithëdijshëm të pyes:
A e kujton këtë mëkat, a e kujton atë mëkat, e ti s'ke mundësi të ikësh nga dhënia e përgjigjeve.
Qaj para se të pyes Allahu yt: a nuk e dije se Unë të shihja kur t'i bëje mëkat ndaj Meje?!
A nuk të erdhi turp prej Meje, kur fshiheshe nga sytë e njerëzve dhe më haroshe Mua?!
Qaj, se ashtu sikur kur robi qan para pronarit të vet të mëshirshëm, ashtu sikur kur qanë fëmija e mëshiron nëna, aq më tepër na mëshiron Allahu, i cili është më i mëshirshëm ndaj nesh se sa nëna jonë!
Qaj duke qenë në sexhde, qaj duke u falur, qaj kur je i vetmuar, qaj sepse lotët më të ëmbla janë lotët e pendimit.
Qaj pas namazit të sabahut kur njerëzit tjerë flenë, atëherë kur je i vetmuar në xhami, llogarit vetveten, kujtoi mëkatet, sepse së fundi të gjithë ne jemi mëkatar, kurse mëkatari më i mirë është ai që pendohet.
Allahu ynë! Na mbroj nga zemra që s'të ka frikë, syri që s'loton, veshi që s'dëgjon dhe shpirti që nuk ngopet. Allahu ynë! Na mëshiro sepse Ti je më i Mëshirshmi!
Për fund themi:
Nëse ju nuk qani për mëkatet tuaja, kush do të qaj për ju?!
E lus Allahun e Madh që të më dhurojë mua edhe juve përjetësinë në Kopshti i Xhenetit Aden!
Bekir Halimi, 27.2.2009
Prerja e kurbanit
Nga Rregullat e Kurbanit
Therrja e kurbanit është prej simboleve të dukshme të Islamit, simbol pwr të cilin mbarë muslimanët janë të pajtuar se është i ligjshëm, kurse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, vazhdimisht e ka kryer këtë ibadet, siç tregon Enesi, radijall-llahu anhu:
"Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i mori dy desh me brina dhe të majmë, e i therri me dorë të vet". (Buhariu).
Në vazhdim do t’i përmendim disa rregulla dhe çështje që kanë të bëjnë me therrjen e kurbanit, edhe ate nën këto nëntituj:
Një: Vendimi i sherijatit mbi therrjen e kurbanit:
Dijetarët i kanë dy mendime mbi këtë çeshtje, shumica e dijetarëve thonë se është sunnet i fortë, kurse të tjerët thonë se është vaxhib. I këtij mendimi është edhe Shejhul-Islam Ibën Tejmijje, rahimehull-llah.
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
"Kush ka mundësi të therrë kurban e nuk therrë, le tw mos i afrohet musal-lasë (vend i faljes sw namazit tw Bajramit) sonë". (hadithi është hasen, transmeton Ibn Maxhe).
Dhe thotë:
"Kush ka therrë para se ta fal namazin, le ta therrë një tjetër, e kush nuk ka therrur le të therrë". (Buhariu dhe Muslimi).
Mirëpo ai që nuk ka që të therrë let mos brengoset sepse për të ka therrur Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, siç tregon Xhabiri, radijall-llahu anhu, nw hadithin qw e transmeton Ahmed, dhe Hakim i cili thotë se është hadith i vërtetë, e në këtë pajtohet edhe Dhehebi.
Dy: Koha e therrjes e Kurbanit.
Koha e therrjes fillon pas faljes së namazit të bajramit, duke u mbështetur në hadithin të cilin e transmeton Enesi, radijall-llahu anhu:
"Kush ka therrur para namazit, ka therrur për vehte (domethënë për mish), kurse kush therrë pas namazit, ai ka therrur kurban dhe e ka qëlluar sunnetin e muslimanëve". (Buhari).
Koha e therrjes vazhdon deri në ditën e fundit të teshrikut, pra deri në ditën e 13 të muajit Dhulhixhxhe, (dita e katwrt, dita e fundit e Bajramit), kështu që ditët për të therrur kurban janë katër ditë, duke u mbështetur në hadithin e Xhubejr ibn Metamit:
"Në të gjitha ditët e teshrikut mund të therrish kurbanin". (Ahmed dhe Darekutni, Ibën Haxher thotë: senedi është me burra të përpiktë-thikat).
Por pa dyshim qw është më mirë të therret kurbani në ditën e parë pas namazit të bajramit, sepse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
"Vepra e parë me të cilën fillojmë ditën e sotit (ditën e kurban bajramit), është namazi. Pastaj kthehemi dhe therrim kurbanin".(Buhari).
Tre: Forma e therrjes.
Sunnet është që njeriu ta therrë kurbanin me dorën e vet. Nëse është lopë ose dele e shtrinë ate në anën e majtë, të drejtuar kah Kibleja, e vëndon këmbën në qafën e saj dhe gjatë therrjes thotë: bismil-lah, All-llahu Ekber, All-llahumme hadha minke ve leke, All-llahumme tekabbel minni ve an ehli bejti.
Në këtë aludojnë hadithet që do ti përmendim në vijim:
"Pejgamberi therri dy deshë të majmë dhe me brirë, i therri ata tw dytw me dorën e vet, e përmendi emrin e All-llahut dhe bëri tekbir, kurse këmbën e vëndoi në qafën e tyre". (Buhariu).
" I Dërguari urdhëroi ti sillet një dash me brirë, me thundra të zeza, gjunjë të zi dhe përreth syrit ti ketë të zeza. Ia sollën që ti therrë, e ky i tha asaj: Oj Aishe, ma sjell thikën! Pastaj i tha: sprehe ate me gurë. Ajo e sprehu. Pastaj e morri (Pejgamberi) ate (thikën) dhe mori një dash dhe e shtriu, pastaj e therri dhe tha: bismil-lah, All-llahumme tekabbel min Muhammedin ve alu Muhammed ve min ummeti Muhammed, pastaj e përfundoi kurbanin". (Muslimi).
Kurse Ibwn Omer, radijall-llahu anhu, urrente të ngrënte nga kurbani i cili nuk ishte therrur në drejtim të kibles.
Nëse kurbani është deve, ia lidhë këmbën e majtë dhe e thërrë në fyt, sepse kur Ibwn Omer, radijall-llahu anhu, ka parë një njeri duke therrë një deve të shtrirë, i ka thënë: ngrite në këmbë dhe lidhja këmbën e majtë, ky është sunneti i Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. (Buhari dhe Muslim).
Katër: Ndalohet të shitet diç nga kurbani.
Nuk lejohet të shitet asgjë nga kurbani, as qimet e as lëkura. Gjithashtu nuk lejohet ti jipet si pagesë kasapit (therrwsit tw kurbanit) gjë nga kurbani, kjo ngase Ali, radijall-llahu anhu, thotë:
"Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, më ka urdhëruar që të kujdesem për kurbanin e tij, ta jap sadaka mishin, lëkurën dhe qimet e tija dhe mos ti jap kasapit nga mishi i saj asgjë". (Buhari dhe Muslim).
Dhe tha: "Ne i japim atij prej asaj që e posedojmë". (Muslim).
Pesë: ? ka mund të therret kurban.
1- Vetëm devetë, lopët dhe dhentë vlejnë për tu therrë kurban, sepse All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:
"… që ata tw mund tw përmendin emrin e All-llahut mbi bagwtinw tw cilwn Ai ua ka dhuruar atyre…" (El-Haxhxh: 34).
Behimetul-enam-nw arabisht janw devetë, lopët dhe dhentë. (Shih: "El-Mugni", 13/368 dhe tefsiri i Ibwn Kethir-it 5/412).
2- Një dele mjafton për një njeri dhe familjen e tij, duke u mbështetur në fjalën e Ebu Ejubit, radijall-llahu anhu, kur e kanë pyetur: si ka qenë therrja e kurbanëve nw kohën e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem? Ka thënë: Një njeri therrte një dele për vehte dhe për familjen e vet. (Tirmidhi).
3- Një deve ose një lopë mjafton për shtatë kryefamiljarw dhe familjet e tyre, duke u mbështetur në hadithin e Xhabirit, radijall-llahu anhu, i cili thotë:
"Dolëm me Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, për në haxhxh dhe na urdhëroi që të marim pjesë në deve dhe lopë, shtatë persona në një deve". (Muslim).
4- Deleja së paku duhet ti ketë gjashtë muaj, e cila në arabisht quhet xhidh’un, sepse Ukbe Ibwn Amir, radijall-llahu anhu, ka thënë:
"Kemi therrur me Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, xhidh’un prej dhenve". (Nesai).
Kurse prej lopëve, deveve dhe dhive ato që në arabisht quhen sinneh, ose musinneh, pra dhia që i ka mbushur një vjet, lopa që i ka mbushur dy vjet dhe deveja që i ka mbushur pesë vjet. Duke u mbështetur në hadithin e Xhabirit, radijall-llahu anhu:
"Therrni vetëm sinneh, e nëse e keni vështirë ju lejohet të therrni edhe xhidh’un nga dhentë". (Muslim).
5- Katër gjëra nuk lejohen t’i posedojë kurbani, siç tregohet në hadithin e Bera Ibwn Azib-it, radijall-llahu anhu:
"Katër kafshë nuk lejohen për kurban: e verbëra me verbëri të qartë ( ajo tw cilws i mungon ndonjëri sy), e sëmura me sëmurje të qartë, e çala që qartë i shihet kjo e metë, e thyera dhe ajo që ska trup nga dobësia". (shejh Albani thotë: hadithi është sahih).
Gjashtë: Q ka nuk duhet të bëjë ai që do të therrë kurban.
Kur të hyjnë dhjetë ditët e Dhul-Hixhxhes i ndalohet atij që dëshiron të therrë kurban ti pret flokët, thonjtë, ose lëkurën derisa ta therrë kurbanin, duke u mbështetur në hadithin e Ummu Selemes, radijall-llahu anha:
"Kur të hyjnë dhjetë ditët e Dhul-Hixhxhes dhe ndonjëri prej jush dëshiron të therrë kurban mos të prek flokët e as lëkurën e tij". Në trasmetimin tjetër qëndron: "e as nga thonjtë derisa ta therrë kurbanin". (Muslim).
Kjo ndalesë vlen vetëm për ate i cili do të therrë kurban, kurse anëtarët tjerë të familjes, siç është gruaja dhe fëmijët, nuk i kaplon kjo ndalesë, sepse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka përmendur vetëm ate që dëshiron të therrë kurban, e jo edhe ata për të cilët therret kurbani.
Nëse ndokush i pret floket ose thonjtë me qëllim gjatë këtyre ditëve, kjo nuk e ndalon nga therrja e kurbanit, as që kërkon shpagim, mirëpo duhet të pendohet tek All-llahu, subhanehu ve teala, për këtë gabim.
Shtatë: Kurbani për të vdekurin.
- Therrja kurban për të vdekurin në shenjë sadakaje nuk është sunnet, kjo sepse Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i pat vdekur xhaxhai i tij, Hamza; gruaja e tij Hadixheja, tre vajzat e martuara, tre fëmijë të vegjël, e për asnjërin prej tyre nuk ka therrur kurban. Po të ishte gjë e pëlqyeshme ai do të therrte për ta.
- Por nëse i vdekuri ka lënë vasijet (testament, porosi) që të therret për te kurban, atëhere mundet, sepse vasijeti i të vdekurit duhet zbatuar.
All-llahu e di më së miri.
Përpiloi: Bekir Halimi
Mexhlisi El Buhari
SADAKAJA (Lëmosha)
|
Bamirësia (dhënia lëmoshë) karakterizohet nga dhjetë cilësi falënderuese; pesë të parat kanë të bëjnë me këtë botë, kurse të tjerat me botën tjetër:
-pastron pasurinë -pastron njeriun nga mëkatet -pengon sprovat dhe sëmundjet. -mbjell gëzimin në mesin e të varfërve. -shton bereqetin e pasurisë dhe bollëkun e riskut. -është hije për bamirësin në Ditën e Gjykimit. -lehtëson llogarinë. -rëndon peshoren. -ngre shkallët në xhenet. -lejon (mundëson) kalimin e Siratit.
Për agjërimin
“O njerëz! Po ju vjen një muaj madhështor, muaj plot bereqet, në të cilin është një natë më e vlefshme se një mijë muaj të tjerë. Allahu në këtë muaj e ka caktuar agjërimin si obligim të domosdoshëm, ndërsa namazi i teravisë kryet në ato net si formë vullnetare e ibadetit. Kush i afrohet Allahut me çfarëdo bamirësie vullnetare, llogaritet sikur të ketë kryer një obligim të domosdoshëm në ndonjë muaj tjetër. Ky është muaji i durimit e shpërblimi për të është xheneti. Ky është muaji i ndihmesës, muaji ku shtohet furnizimi besimtarëve. Kush përgatit në të iftar dhe e ushqen agjëruesin, ajo do t’i bëhet falje mëkatesh dhe mbrojtje nga zjarri dhe do të fitojë shpërblimin sa të agjëruesit, duke mos u pakësuar shpërblimi i këtij të fundit.”
“Kush agjëron muajin e ramazanit me besim të plotë, duke shpresuar në shpërblimin e Allahut, do t’i falen mëkatet e bëra më parë.”
“Të gjitha veprat e njeriut janë për të, përveç agjërimit, agjërimi është për Mua dhe Unë shpërblej për të.”
“Njeriu që agjëron ka dy gëzime: kur e ndërpret agjërimin e tij ai gëzohet dhe kur të takohet me Zotin e tij, gëzohet që ka agjëruar.”
“Pasha Atë në Dorën e të Cilit gjendet shpirti i Muhamedit, era e gojës së atij që agjëron është më e dashur tek Zoti se aroma e këndshme e miskut.”
“Agjërimi dhe Kurani ndërmjetësojnë për robin e Zotit në Ditën e Llogarisë. Agjërimi thotë: ‘Zoti im! Unë e kam përmbajtur atë nga dëshirat dhe epshet e tij, më lejo pra të ndërmjetësoj për të!’ Ndërsa Kurani thotë: ‘Unë e përmbajta nga të fjeturit natën, më lejo të ndërmjetësoj për të!’ Dhe ndërmjetësimi i tyre do të pranohet.”
“Kur të agjërosh le të agjërojnë veshët e tu, sytë e tu, gjuha jote le të agjërojë nga gënjeshtra dhe gjërat e ndaluara. Largohu nga shqetësimi dhe mundimi i fqinjit. Le të vërehet tek ty agjërimi dhe qetësimi. Bëje ditën e agjërimit tënd të mos jetë si dita kur nuk je agjërueshëm.”
Disa këshilla të jetës së përditshme
Allahu thotë në një ajet kuranor: “Përkujto se me të vërtet përkujtimi besimtarëve u bën dobi.”
1. Kanë thënë se koha është si floriri e realiteti është se koha është me e vlefshme se floriri, se koha që kalon nuk kthehet e floriri i humbur mund të gjendet.
2. Koha humbet në katër mënyra:
a) të mos bësh asgjë;
b) të mos e bësh atë që duhet;
c) të mos e bësh në kohën e duhur;
d) të mos e bësh ashtu si duhet.
3. Jeta është aq e shkurt sa që duket se po hyn në një dhomë për një dere e po del për një tjetër.
4. Të afatizosh do të thotë ta përfundosh, të përfundosh do të thotë të marrësh atë që e meriton, e merita jote është dënimi apo shpërblimi.
5. Njeriu është i përbërë prej ditëve, iku një ditë, iku një pjesë e jotja.
6. Nuk është i ri ai i cili ka energji, por i ri është ai që ka dituri.
7. Dituria është si ulliri i cili jep frutat më vonë.
8. Jeta është moment i vdekjes, të jetosh do të thotë të vdesësh.
E lusim Allahun që këto këshilla të jenë të dobishme, për ne dhe ju, duke shpresuar në shpërblimin e Allahut!
Çelësat e së mirës dhe të së keqes
Çelësat e së mirës janë: - çelësi i xhenetit: teuhidi (njëshmëria e Allahut). - çelësi i dashamirësisë: besnikëria. - çelësi i diturisë: pyetja. - çelësi i fitores: durimi. - çelësi i namazit: abdesti. - çelësi i haxhit: ihrami. - çelësi i suksesit: devocioni. - çelësi i shtimit të të mirave: mirënjohja. - çelësi i dëshirave të ahiretit: asketizmi në këtë botë. - çelësi i përgjigjes: duaja. - çelësi i imanit: të menduarit për krijesat e Allahut. - çelësi i jetës së zemrave: meditimi për fjalët e Allahut dhe lënia e gjynaheve. - çelësi i riskut: istigfari dhe devotshmëria. - çelësi i krenarisë: respektimi i Allahut dhe i të Dërguarit të Tij. - çelësi i rahmetit: bamirësia ndaj të tjerëve.
Çelësat e së keqes janë: - çelësi i çdo mëkati: alkooli, që është nëna e të këqijave. - çelësi i amoralitetit: muzika dhe dëgjimi i saj. - çelësi i privimit: përtacia. - çelësi i hipokrizisë: gënjeshtra. - çelësi i koprracisë: lakmia. - çelësi i çdo bidati dhe humbjeje: refuzimi i Sunetit. - çelësi i çdo të keqeje: miqësia e tepruar me dynjanë. - çelësi i kufrit (mosbesimit): të gjitha llojet e gjynaheve.
Janë të lumtur dhe fatbardhë ata të cilët posedojnë çelësat e së mirës dhe e mbyllin të keqen, ndërsa janë të mjerë ata të cilët posedojnë çelësat e së keqes dhe e mbyllin të mirën. Allahu im! Na bëj prej çelësambajtësve të së mirës!
Çfarë është me vlerë?
Në jetën time pashë të rinj me ambicie shumë të larta, por i rrëmbeu vdekja befas. Ishin të bukur, të pasur, të njohur, me autoritet. Shumë shpejt u zhdukën nga familja dhe shtëpia. U zhveshën nga veshja që kishin, i lanë shokët dhe miqtë. U vendosën në vendin ku lahet xhenazja dhe uji filloi t’ua lagë trupin. U drejtuan nga dera e varrezave dhe faqen e shëndoshë e të butë ua vendosën në dhe. Trupat e rrethuar nga muret e varrit, të vetmuar e pa shokë, pa të afërm, pa gra, pa fëmijë e pa pasuri. Ah! Ah! Sa dhembje dhe pikëllim! Nga e gjithë kjo ka edhe mësim. Vdekja i turpëroi shumë njerëz dhe ua ndërpreu gëzimin. Sa vdekje ishin të papritura e sa zemra pushuan së rrahuri?! Vallë! A ka zemra që marrin mësim?
Përktheu: Ulvi Fejzullahu
Cfare e prishë Islamin
Shkruar nga Abdul Aziz bin Abdullah bin Baz
Muslimane bëje të ditur se Allahu i Lartësuar ua ka obliguar të gjithë robërve të Tij që të futen në Islam e t’i përmbahen atij, dhe të kujdesen ndaj cdo gjëje që e kundërshton atë. Allahu e ka dërguar Pejgamberin paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, që të bëjë thirrje në këtë. Allahu i Lartësuar ka lajmëruar se ai i cili e pason të dërguarin e Tij është i udhëzuar, ndërsa ai i cili e kundërshton ka devijuar, për këtë na e ka tërhequr vërejtjen në shumë ajete dhe ka treguar shkaqet e largimit nga feja, llojet e shirkut (politeizmit) dhe kufrit (mohimit).
Edhe dijetarët kanë folur për dispozitën e daljes nga Islami. Muslimani del nga feja e tij me lloje të shumta të prishjes të cilat e bëjnë hallall gjakun dhe pasurinë e tij. Me këtë ai është i dalur nga feja islame. Ndër më të rrezikshmet dhe që ndodhin më së shumti janë dhjetë të cilat i kanë përmendur dijetarët Allahu i mëshiroftë të gjithë. Po i përmendim në mënyrë që të ruhesh ti e t’i paralajmërosh të tjerët.
1- Shirku në ibadetin e Allahut të Lartësuar, Allahu thotë: “Është e vërtetë se Allahu nuk falë (mëkatin) t’i bëhet atij shok, e pos këtij (mëkati), të tjerat i falë atij që dëshiron.” (En Nisa: 116) Dhe thotë: “…ai që i përshkruan Zotit shok, Allahu ia ka ndaluar (ia ka bërë haram) atij xhennetin dhe vendi i tij është zjarri. Për mizorët nuk ka ndihmës.” (El Maide: 72)
2- Ndërmjetësimi, kush ven ndërmjet tij dhe Allahut ndërmjetësues të cilëve ju lutet, kërkon ndihmë prej tyre, dhe mbështetet në ta, në këtë rast ky person ka bërë kufër (mohim).
3- Ai i cili nuk i mohon mushrikët, ose dyshon në mohimin e tyre, ose se medhhebi i tyre është i saktë, ka mohuar.
4- Të besuarit se udhëzimi dhe gjykimi i dikujt tjetër është më i mirë dhe më i përkryer se udhëzimi i të dërguarit të Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, si ai i cili preferon gjykimin e jobesimtarëve mbi gjykimin e tij, ky konsiderohet mohues.
5- Të urryerit e dickaje me të cilën ka ardhur i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, edhe nëse vepron me të, ka mohuar. Allahu i Lartësuar ka thënë: “Këtë për shkak se ata e urrejtën atë që e zbriti Allahu, prandaj atyre ua zhduk veprat.” (Muhammed: 9)
6- Të tallurit me dicka nga feja e të Dërguarit të Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, qoftë nga shpërblimi ose nga dënimi, ka mohuar. Si argument kemi thënien e Allahut të Lartësuar: “Thuaju: “A me Allahun, librin dhe të Dërguarin e Tij talleni. Mos kërkoni fare ndjesë, ju pasiqë (shpallet se) besuat, keni mohuar.” (Et Teube: 65-66)
7- Magjia, kush e vepron ose e pranon ose kënaqet me të ka mohuar, si argument kemi thënien e Allahut të Lartësuar: “E ata të dy nuk i mësonin askujt (magjinë) para se t’i thonin: “Ne jemi vetëm sprovë, pra mos u bë i pafe.” (El Bekare: 102)
8- Të ndihmuarit e mushrikëve (politeistëve) kundër muslimanëve, Allahu i Lartësuar thotë: “E kush prej jush i miqëson ata, ai është prej tyre. Vërtet Allahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin zullumqarë.” (El Maide: 51)
9- Të besuarit se gjendet sheriat më të mirë dhe më të plotë se ai i të Dërguarit të Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të.Allahu i Lartësuar thotë: “E, kush kërkon fe tjetër, përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk i pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshpëruarit”. (Ali Imran: 85)
10- Refuzimi i fesë së Allahut, nuk e mëson dhe nuk vepron me të, ka mohuar. Allahu i Lartësuar thotë: “E kush është më zullumqarë se ai që këshillohet me ajetet Zotit të vet, e pastaj u kthen shpinën atyre? Ne me siguri do të hakmerremi kundër kriminelëve” (Es Sexhde: 22) Në këto dhjetë gjëra të cilat të nxjerrin nga feja islame nuk ka dallim ndërmjet atij që bën shaka, atij që është serioz dhe atij që është i frikësuar, vetëm nëse i imponohet. Të gjitha këto janë më të rrezikshmet dhe më së shumti që bien njerëzit në to. Muslimani duhet që të ruhet dhe të frikësohet prej tyre. E lusim Allahun që të na ruajë prej hidhërimit dhe dënimit të Tij. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi krijesën e Tij më të mirë Muhammedin, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij.
Te pika e katërt hyn edhe nëse mendon se sistemi dhe ligjet joislame të cilat i praktikojnë njerëzit janë më të mira se të Islamit ose të barabarta me to dhe se lejohet te gjykohet me to, edhe nëse mendon se gjykimi i sheriatit është më i mirë, ose të menduarit se ligji i Islamit nuk bën të praktikohet në këtë shekull, ose se ka qenë shkak për prapambeturinë e muslimanëve. Në pikën e katërt gjithashtu hyne edhe ai i cili shikon se praktikimi i ligjit të Allahut në këputjen e dorës së vjedhësit ose gurëzimin e zinaqarit dhe zinaqares së martuar nuk i përshtatet kohës së tashme. Kush e bën të lejuar dicka që Allahu e ka ndaluar e që është e njohur nga feja me ligj si zinaja, alkooli, ribaja, dhe gjykon me ligj jo të islamit ky konsiderohet mohues sipas mendimit të të gjithë dijetarëve.
E lusim Allahun që të na ndihmojë të gjithëve në atë që Ai është i kënaqur, dhe t’i udhëzojë të gjithë muslimanët në rrugën e drejtë, vërtet Ai është gjithëdëgjuesi i afërt, si dhe paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të dërguarin e tij Muhammed mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij.
|
|
|
|
|
|
|
|
 |
|
|
|